Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sonte për në Mynih të Gjermanisë.
Siç ka bërë të ditur Zyra e Kryeminstrit, Kurti do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
“Kryeministri Kurti do të zhvillojë takime me liderë shtetërorë dhe përfaqësues institucionesh, pjesëmarrës në këtë konferencë” thuhet në njoftim.