Christian Atsu ka vdekur në moshën 31-vjeçare, kanë konfirmuar të dy agjenti dhe menaxheri i tij.
Ish-futbollisti i Premier League, i cili luajti për Newcastle United dhe Chelsea, u zhduk pas tërmetit shkatërrues në Turqi dhe Siri të hënën, më 6 shkurt. Trupi i tij tani është zbuluar dhe lajmi i hidhur u konfirmua mëngjesin e së shtunës.
Atsu u raportua si i zhdukur pak orë pas tërmetit. Ai shënoi një gol fitues në minutën e fundit për klubin aktual Hatayspor në ndeshjen e tyre në shtëpi kundër rivalëve të Superligës turke Kasimpasa të dielën, 5 shkurt – vetëm disa orë përpara se të shpalosej ngjarja shkatërruese. Atsu iu bashkua palës turke shtatorin e kaluar dhe ishte në qytetin e Antakias kur tërmeti goditi në fillim të këtij muaji. Anësori gjithashtu përfaqësoi Porton, Everton, Bournemouth dhe Malaga gjatë karrierës së tij, si dhe luajti futboll ndërkombëtar për Ganën.
Agjentja e tij, Nana Sechere, tha: “Me gjithë zemrën time më duhet t’u njoftoj të gjithë dashamirësve se fatkeqësisht trupi i Christian Atsu u gjet këtë mëngjes. Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij.
“Kërkoj që ndërkohë që bëjmë masat e nevojshme, që të gjithë të respektojnë privatësinë e familjes gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”.
Një numër i skuadrave të Super Ligës së Turqisë kanë bërë gjithashtu homazhe.
Atsu e filloi karrierën e tij profesionale me Porton – ku fitoi titullin e Primeira Liga – dhe kaloi kohë në huazim te skuadra tjetër portugeze Rio Ave. Ai iu bashkua Chelseat në shtator 2013, por kurrë nuk luajti asnjë minutë për klubin e Premier League gjatë periudhës së tij katërvjeçare.
Atsu kaloi kohë në huazim te Vitesse, Everton, Bournemouth, Malaga dhe Newcastle përpara se t’i bashkohej klubit të fundit përgjithmonë në maj 2017. Ai nënshkroi për klubin e Arabisë Saudite Al-Raed në korrik 2021 pas skadimit të kontratës së tij me Newcastle.