Turqia përsëri është goditur nga një tërmet me magnitudë prej 5.5 shkallë të Rihterit.
Sipas EMSC, lëkundjet u ndjenë 54 kilometra në verilindje të provincës Kahramanmars, ndërsa nuk është raportuar për dëme.
Ndryshe, provinca Kahramanmars ishte epiqendra e tërmetit të 6 shkurtit, që deri më tani ka lënë të vdekur mbi 46 mijë njerëz.