Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti për takimet që kanë zhvilluar së fundi në kuadër të Konferencës në Mynih.
Ajo tha se sot “palë” është Serbia e “temë” Kosova.
Sipas saj, me liderët e sotëm kanë filluar të mbyllen dyert që Kosova i kishte hapur.
“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së. Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura”, ka shkruar ajo.