Për të hënën e 27 shkurtit, është caktuar takimi i nivelit të lartë mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Si rrjedhojë shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell u shpreh optimist se palët do ta pranojnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve.
E Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se në këtë takim, do të dihet qartë pozicioni i palëve karshi këtij plani.
Ndërsa sa i përket asociacionit, Fetahu konsideron se më e rëndësishme për vendin është që të diskutohet për marrëveshjen finale, sesa për këtë marrëveshje si temë të veçantë.
Për asociacionin, njohësi i çështjeve politike Visar Xani, vlerëson se në takimin e 27 shkurtit, kryeministri Kurti, do të marr përgjigje edhe për 6 kushtet që i ka vendosur.
Përfaqësuesi i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, përsëriti gjatë së hënës se asociacioni është marrëveshje që u ratifikua në Kuvendin e Kosovës, duke u bërë kështu obligim juridik ndërkombëtar.
Për formimin e tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë garantuar shtetin e Kosovës, se nuk do të jetë në kundërshtim me kushtetutën./teve1/