Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka dekoruar me medalje pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që kanë ndihmuar në operacionet kërkim-shpëtim në Turqi pas tërmeteve të 6 shkurtit.
Derisa të hënën, pak minuta pas kthimit të FSK-së në Kosovë, medaljet për të cilat ka dhënë urdhër komandanti i FSK-së, janë ndarë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe zyrtarë tjerë të institucioneve të Kosovës, përcjell teve1.info.
Kujtojmë se ekipi i FSK-së është nisur në Turqi dy javë më parë pas tërmeteve mbi 7 shkallë që kanë goditur Turqinë dhe Sirinë në orët e hershme të 6 shkurtit.