Policia ka dhënë detaje për rastin e mashtrimit në Gjilan, ku një person ka arritur që përmes mashtrimit të përvetësojë rreth 18 mijë euro.
Paratë, i dyshuari i ka grumbulluar nga qytetarët në emër të nevojës për shërim të personave të sënurë, duke përdorë enra të rrejshëm.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Gjilan, 23.10.2022 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka përdorur emra të rrejshëm nën pretendimet se kanë probleme shëndetësore dhe kërkohet shërim jashtë vendit, duke kërkuar ndihmë financiare. I dyshuari ka arritur që t’i përvetësoj rreth 18,000 (tetëmbëdhjetë mijë) €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.