Trajneri i Dritës, Arsim Thaçi ka thënë se nuk ka qenë një sfidë e lehtë, pasi ndaj Prishtinës gjithmonë është e vështirë.
“Nuk është e lehtë të luhet ndaj Prishtinës sidomos për shkak të rezultateve të tyre negative në këtë fillim të stinorit pranveror. Fituam ndeshjen, por me pak fat do ta vendosnim më herët fitoren”.
Tutje trajneri malishevas i Dritës ka folur me bindje se skuadra që ai e udhëheq do të jetë kampion i Kosovës.
“Është një fitore që na çon drejt titullit të kampionit. Drita do të jetë kampione e Kosovës”, tha Thaqi.
Drita kishte disa mungesa në këtë sfidë, teksa i pari i klubit gjilanas ka thënë se do të jenë më të fortë me rikthimin e tyre.
“Presim të na kthehen edhe lojtarët e lënduar që i kanë munguar Dritës shumë. Vitija, Simonovski dhe Almir Kryeziu kanë qenë mungesa të mëdha, por do të kthehen dhe do të kem zgjedhje edhe më të mira”, ka thënë Thaçi.