Ministria e Financave ka procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike.
Ministri Hekuran Murati ka thënë se shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë faturat e energjisë gjatë muajve të dimrit.
Teksa ka thënë se janë 174, 642 familje që kanë përfituar nga subvencioni.
“MFPT ka procesuar pagesën e subvencionit edhe për muajin janar për të gjitha familjet që kanë kursyer energjinë elektrike. Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit.Janë 174, 642 familje që këtë janar kanë shpenzuar më pak sesa janari 2022, dhe kanë përfituar nga subvencioni. Sa keni kursyer ju?”, ka shkruar Murati.