Përderisa gazetarët e Kanal10, Arben Ahmeti e Kushtrim Sadiku po raportonin direkt nga Brukseli, një gjë e pazakontë u ka ndodhur atyre në Bruksel.
Një qytetar u është afruar me agresivitet që të dyve, duke bërtitur.
Madje, në një moment, qytetari bën edhe kontakt fizik me gazetarin Sadiku.
Nuk dihen motivet e rrebelimit të tij ndaj gazetarëve nga Kosova, që shkuan ta përcillnin takimin e kryeministrit Albin Kurti me president Aleksandar Vuçiq. /Gazeta10