Gazetari dhe publicisti i njohur kosovar, Adriatik Kelmendi e ka quajtur të drejt paraqitjen e Kurtit dje në Bruksel.
Por, Kelmendi nuk ia harron dy “gabime” të Kurtit nga e kaluara.
“Mbrëmë ishte momenti historik i Albin Kurtit.
Veproi drejt dhe me përgjegjësi karshi rrethanave, duke i thënë ”po” pa ekuivoke Marrëveshjes Evropiane, të mbështetur nga SHBA-ja.
Në kohën e Rambouilletsë e kishte gabim, njëjtë siç e kishte gabim në kohën e Ahtisaarit.
Mbrëmë, Albini, nuk gaboi!
Përkundrazi” shkruan Kelmendi në reagim.