Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka dorëzuar një version publik më pak të redaktuar të aktakuzës së ndryshuar në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.
Në Komunën e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha dhe Ajet Gashi.
Ndërsa në komunën e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviç, Zarko Filipoviç, Dragoljub Tanaskoviç, Zivota Todoroviç dhe Dragan Vuçetiviç.
Kurse, në Komunën e Podujevës si viktimë përmedet Osman Sinani, derisa në Komunën e Rahovecit përmendet Cvetko Pleviç, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi.
Ndërkaq Suharekë, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.
Si viktima të zhdukjes me forcë në Ferizaj përmenden: Rrahim Elezi, Riza Kiki, Faik Reci dhe Nezir Topojani. Kurse, në Suharekë, përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.
Ndërsa, në Gjakovë përmendet Pal Krasniqi./Albanianpost/