Këto data konsideroj se janë shumë të rëndësishme, sepse 7 Marsi është dita e mësuesit dhe 8 Marsi dita e gruas. Ne të gjithë e dijmë që mësuesi është prindi i dytë për nxënësin dhe vlerën e tij e njohin shumë mirë nxënësit dhe prindërit e tyre, e kështu shpesh herë prindërit duke blerë dhurata të shtrenjta mundohen që ta shprehin respektin dhe mirënjohjen ndaj mësuesit, edhe pse mësuesi këtë nuk e kërkon.
Për ta bërë dhuratën më ideale dhe të veçantë për mësuesin, për nder të 7 Marsit, do ishte më e pëlqyeshme që prindërit dhe nxënësit të punojnë kartolina ����punë dore me mbishkrimet më të mira dhe falënderuese ndaj mësuesit. Secili nxënës të punoj kartolinën më të mirë për mësuesin e tij. Festën mund ta bëjnë edhe më kreative dhe emocionale kur kartolinat lexohen në prezencën e nxënësve.
Përveq kartolinave, nxënësit mund të punojnë së bashku me prindërit edhe lule punë dore, nëse duan që kjo lule t’i mbetet mësuesit një kujtim i pavyshkur.
-Ndalohet grumbullimi i të hollave nga grupet e prindërve për blerje të dhuratave për mësimdhënësit❌;
-Ndalohet pranimi i çfarëdo dhurate tjetër përveq të lartcekurave ❌.
-Kartolina punë dore ✅
-Lule punë dore ✅
Ju lutem që t’i njoftoni këshillet e prindërve dhe mësimdhënësit.
Me respekt,
Albana DEMIRI- Drejtoreshë e Drejtoratit të Arsimit.