Rritja e çmimit të rrymës për 14%, nuk po mirëpritet nga qytetarët.
Si e papërballueshme për ta, vlerësohet të jetë ky shtrenjtim i rrymës nga muaji prill.
Paralel me këtë rritje, po kërkohet që të merren masa përkrahëse për familjet në nevojë dhe bizneset.
Sipas njohësit të energjetikës, Rexhepi, me çmimin e tanishëm të rrymës, KESCO ka vështirësi në mbulimin e shpenzimeve të veta.
Të pyetur nga tëvë1, Presidenca dhe Qeveria, nuk janë përgjigjur në lidhje me veprimet që mund t’i ndërmarrin për këtë çështje./teve1/