Ndonësë jo sa duhet dhe si do të donim, rrugëtimi evropian i shtetit të Kosovës po vazhdon dhe kjo rrugë të paktën në kuptimin deklarativ është koordinatë dhe objektiv i të gjitha subjekteve politike që veprojnë në Kosovë, pa dallim nacionaliteti dhe spektri politik.
Shkruan: Izmi Zeka
A do të duhej që procesi integrimeve të jetë më i shpejtë, natyrisht se po, por edhe skeptikët më të mëdhenj e dinë se një shtet i ri si Kosova, dhe sfidat që ka kaluar, do të justifikonte ritmin e ngadaltë të ecjes në këto integrime.
Në këtë rrugëtim, në këtë ritëm, në këto pritje dhe në këto zvarritje një gjë duket sheshazi se Evropa dhe institucionet e saja kanë një pozitivitet më të madh për Kosovën se sa vetë kosovarët. Pra është koha për të kryer detyrat ë shtëpisë, për të bërë punën tonë, për të emancipuar lidershipin politik se kemi për të bërë detyrat tona, e Evropa, është aty, na pret të plotësojmë standardet që paracaktojnë dhe ulëset në Unionin Evropian.
E tha me plotë përkushtim dhe sinqeritet Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, se shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet t’i largohen perspektivës së BE-së, ngase në të kundërtën sipas tij “paraqitej rreziku i kthimit në vitet ’90…”.
Të gjithë ata që janë futur në vorbullën e dyshimeve dhe skepticizmit, të mos pranimit të vlerave perëndimore, me apo pa vetëdije janë pjese e përjashtimit të kësaj pjese të Evropës të mbetet vrimë e zezë dhe arenë për të ndërruar kursin për “Integrime” lindore.
Spektri politik në Kosovë, duhet të jetë më I përkushtuar në pranimin e sfidave që I dalin vendit për integrime evropiane. Sundimi i ligjit dhe lufta e korrupsionit nuk ka të bëjë vetëm se me integrimet është aurora e një mirëqenie më të mirë në vend për ne dhe gjeneratat që do të vijnë.
Dhe për derisa partive në pushtet u duhet të rishtojnë përkushtimin për detyrat qeverisëse nuk duhet të ketë gjumë dhe avashllëk, ngase procesi integrimeve është barometër i punës a mos punës së tyre.
Edhe partitë opozitare nuk do të duhej në që konceptin e tyre të ngritjes së kauzave të mos jenë pengesa e proceseve dhe punëve që kërkohen nga BE për Kosovën. Integrimi i Kosovës, do të duhej të ishte një konsensus parimor I të gjitha subjekteve politike andaj edhe partitë opozitare duhet të kenë, të jenë të gatshme për të pranuar konsensusin politik që kërkon Brukseli. Le të vazhdoje “lufta”, politike mbrenda por integrimet nuk duhet të shikohen si çështje e participuar partish.
Mediat dhe Shoqëria Civile, ndonëse kujdestare të “demokracisë”, në këtë fazë do të duhej të mos shikonin krejt zi e terr, ngase procesi integrimeve që nuk po ecën ashtu si ne duam, shpejt dhe se për të ngecje, mbase të gjithë jemi fajtori, që nuk kemi punuar aq sa është dashur, që nuk po punojmë aq sa duhet. Ne të gjithë, sot, duhet të punojmë shumë për Integrimin e Kosovës në BE.
Unë jam i bindur se nga fundi i këtij viti do të ndodhë procesi i liberalizimit të vizave. Lëvizja e lirë e të rinjve tanë nëpër botë, do të jetë edhe një pasqyrë më shumë për të reflektuar.