Analisti serb Branislav Kërstiq, ka folur rreth çështjes se dakordimit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.
Kërstiq ka thënë se nga ky takim Kurti ka dal fitues dhe se presidenti serb shihet si një tradhtar nga serbët nacionalist dhe opozita në Beograd, sepse vetëm për një kusht sipas tij Vuçiqi e pranoi pavarësinë e Kosovës.
“Jam i sigurt që Kurti është fitues. Sepse ne në Kosovë jemi shumë subjektiv. Sepse shumica e opinionistëve dhe analistëve janë hemorroidet e do partive që janë nga opozita që kanë interesa politike. Tani është koha për vendime serioze politike dhe Kurti e ka kapacitetin politik. Po kalojmë për disa momente në Beograd, shumica atje që janë nacionalistët serb që janë patriotë, thonë se janë gati për luftë në Kosovë e s’e lojnë Kosovën, ata thonë se Vuçiqi është tradhtari më i madh i Serbisë. Në anën tjetër kemi majtistët partiak që janë duke akuzuar Vuçiqi që vec me një kusht me Zajednicën, Asociacionin është i gatshëm me pranu pavarësinë e Kosovës.”, ka thënë Kërstiq në “Politiko”.
Tutje, ai ka thënë se palët kanë thënë se nuk kanë nënshkruar asgjë, por presidenti serb i ka dhënë fjalën amerikanëve se Kosova është shtet.
“Kurti dhe Vuçiqi thanë se s’kanë nënshkruar asgjë. Kadale bac, Vuciqi se ka nënshkruar në mënyrë teknike asgjë, por ai i ka dhënë besën amerikanëve se Kosova është shtet i pavarur.”