Bashkë me kryetari e AAK-së për Gjermani, Ukë Blakaj dhe anëtarë tjerë të strukturës udhëheqëse, pritëm sot një numër bashkatdhetarësh të cilët iu bashkuan vizionit të Aleancës.
Nuk ka një ditë të vetme që selitë e Aleancës në Gjermani që vizitohen nga numër i madh mërgimtarësh të cilët ose anëtarësohen, ose thjeshtë janë të interesuar të dinë më shumë për programin e partisë, për qëllimet e Aleancës se çka ajo ofron për diasporën.
Aleanca në Gjermani po rritet dhe zgjerohet falë punës sonë të përbashkët me në krye Ukë Blakajn, e mbi të gjitha qeverisjes serioze dhe zhvillimore që ka dëshmuar kryeministri Haradinaj dhe secili kryetar i Komunës ku qeverisë Aleanca.