By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Osmani pret në takim kryetarin e Linzit, bisedojnë për thellim bashkëpunimi në mes të Kosovës e Austrisë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Osmani pret në takim kryetarin e Linzit, bisedojnë për thellim bashkëpunimi në mes të Kosovës e Austrisë

Përditësimi i fundit: March 28, 2023 6:46 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim kryetarin e Linzit, Klaus Luger, me të cilin bisedoi mbi bashkëpunimin e mirë të cilin e kultivojnë Kosova dhe Austria, mbi modelet e bashkëpunimit në nivel lokal, si promotor i integrimit të shoqërisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, si dhe rolin të cilin mërgata e Kosovës në komunën e Linzit, por edhe në gjithë Austrinë, e ka pasur tradicionalisht.

- Advertisement -

Osmani theksoi përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, qoftë gjatë vitet ’90, kur i njohu diplomat e Kosovës dhe ndihmoi në formimin e gjeneratave të tëra, qoftë pas luftës së Kosovës, kur ndihmoi në rindërtimin dhe zhvillimin e saj.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Austrisë, veçanërisht në ekonomi, teknologjinë informative dhe arsim.

Presidentja e falënderoi po ashtu kryetarin Luger për bashkëpunimin e frytshëm të Linzit me Podujevën dhe theksoi peshën që këto lloj bashkëpunimesh kanë në përmirësimin e ekonomive lokale dhe mirëqenien e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Linzit, Klaus Luger, ndërkaq, u shpreh i lumtur për vizitën dhe e falënderoi Osmanin për partneritetin e Kosovës me vendin e tij dhe qytetin Linz.

Ai tha se mërgata e Kosovës është integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë austriake dhe është shndërruar në faktor të rëndësishëm zhvillimi.

Haradinaj: Goditjet e Qeverisë ndaj ushtrisë, të qëllimshme
Kryeprokurori Kadriu priti në takim njohës përfaqësues të KFOR-it turk
704 raste të reja me Covid-19 në Kosovë
Policia e Kosovës në Gjilan sot konferencë për mediat mbi rastin tragjik
Qeveria në detyrë miraton dy kërkesa të Ministrisë së Financave, emëron edhe drejtorin e ARC-së
Artikulli i mëparshëm Sizmologu Dushi: E gjithë Shqipëria tani është e rrezikuar nga tërmetet
Artikulli tjetër “Vali Ranch Resort & Congres Center”, sjellë menu të ndryshme për muajin e shenjtë të ramazanit

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.