Shkruan: Profesor Flamur Hyseni
Shoqerise tone ne shume aspekte ka nise e po i perseritet historia per mbrapsht, perpara e kane “ndeshku” dhe “qortu” zyrtarin e institucionit publik nese ka agjeru (e ka mbajte te fsheht agjerimin. Burimi: tregime te gjeneratave me te vjetra), tani po i imponohet me abuzu me diçka qe eshte e shenjte (fetare), dhe eshte krejtesisht personale.
Athu kur kane mendu per kete vendim, çka kane pas per qellim?
Pse duhet ti interesoj Kryetarit te Komunes, kush agjeron, e kush jo nga zyrtaret e komunes?
Me kete vendim e kane detyru zyrtarin e komunes me tregu diçka qe eshte personale.
Eshte shume interesante se, si do ta vertetojne kush ka agjeru dhe kush nuk ka agjeru?
Ky vendim, me mire ka qene te kishte per baze “ligjore” ndergjegjen e zyrtarit/zyrtares (qe agjeron dhe nuk agjeron), se sa qe i paska dy nene, nje paragraf, ani edhe ligj dhe statut.
Do te ishte shume me rendesi nese zyrtari/zyrtarja e shtetit (komunes) ta refuzonte zbatimin e ketij vendimi, me arsyetimin: une jam zyrtar/zyrtare i/e shtetit, ndersa ju kryetar jeni njeri prej atyre te pushtetit, ne i bindemi kushtetutes, ndersa ju pak me pas mundesi do ta shkeleni kushtetuten dhe ligjin me dy kembet.
Te angazhohemi per shtet te forte dhe te qendrueshem, qe krijon mekanizma te fuqishem per ta kufizu pushtetin sa me shume permes kushtetutes dhe forces se ligjit te zbatuar nga zyrtaret e shtetit.
Te gjithe atyre qe kane agjeru dhe do te agjerojne deri me 20 prill, veçanerisht secilit zyrtar/zyrtare te komunes se Gjilanit, u deshiroj agjerim te lehte dhe te pranueshem.