Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell.
Sipas IHMK-së, vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të ndjeshme, me minimale që do të luhaten prej -2 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 17°C.