Kuvendi Komunal i Gjilanit, është duke mbajtur seancën e radhës, shefi i grupit të AAK-së, Nazim Gagica, ka kërkuar nga qeverisja komunale zgjidhjen e problemit të varrezave të qytetit.
Gagica ka thënë se personat të cilët janë të angazhuar për hapjen e varreve tanimë po hasin në eshtra të njerëzve.
“Varrmirësit po hasin në eshtra gjatë hapjes së varreve të reja sepse atje nuk ka më vend për varre të reja dhe komuna duhet të merr masa sa më shpejtë për zgjidhjen e vendit të ri për varreza” u shpreh Gagica./radiostar/