Albert Dabiqaj do të jetë mungesa e madhe e Gjilanit për katër javët në vazhdim.
Dabiqaj kishte lënduar ligamentet e gjurit të majtë në duelin ndaj Llapit në kuadër të Superligës dhe ai nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë skuadrën e tij në katër ndeshjet e ardhshme.
Kapiteni i Gjilanit do të mungojë edhe në gjysmëfinalen e parë në kuadër të Kupës së Kosovës, që “Skifterat” e zhvillojnë ndaj Llapit./Kanal10/