Xhiro 28 e Vala Superligës vazhdon sot me katër duele tjera. Secila ndeshje do të jetë më e rëndësishme sesa tjetra, por përballja më e madhe do të zhvillohet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Dritës.
Drita është përqendruar maksimalisht në këtë duel, duke e ditur rëndësinë e tij për të ardhmen e saj në rrugëtimin drejt titullit të kampionit. Edhe tifozët e saj, “Intelektualët”, kanë paralajmëruar se në numër shumë të madh do të udhëtojnë drejt Podujevës për ta përkrahur ekipin e tyre që ta kalojë me sukses këtë sfidë të vështirë.
“Sigurisht se do të jetë një ndeshje e rëndësishme. E dimë se atmosfera do të jetë e zjarrtë pasi që Llapi është organizuar mirë për këtë ndeshje, por edhe ne më punën që kemi bërë për këtë ndeshjes besoj se nuk do të mungojë rezultati pozitiv. Synimi ynë është ta vazhdojmë serinë e rezultateve pozitive edhe në ndeshjen me Llapin”, ka thënë trajneri i Dritës, Bekim Isufi.