Komuna e Gjilanit, ka organizuar dëgjim publik me bizneset, ku do të diskutohet punësimi i personave me nevoja të veçanta.
Kryetari Hyseni ka ndarë 50,000€ të ndara për punësimin e personave me nevoja të veçanta 50,000€ për subvencionimin e pagës për ata të cilët do të angazhohen në bizneset e tyre.
Shkrimi i plotë:
Komuna e Gjilanit organizon dëgjim publik me biznese për punësimin e personave me nevoja të veçanta, pasi kemi ndarë 50,000€ për subvencionimin e pagës për ata të cilët do të angazhohen në bizneset e ndryshme vendore.
Personat me nevoja të veçanta kalojnë nëpër vështirësi të shumta, veçmas në aspektin e punësimit. Andaj, ju bëjmë thirrje të gjitha bizneseve vendore të cilat janë të gatshme të na bashkohen në këtë iniciativë, ashtu që pak nga pak, bashkërisht të krijojmë një mjedis gjithëpërfshirës dhe kushte të favorshme për kategoritë e ndjeshme të shoqërisë sonë.
#kontratasociale