Një nga klasikët më të dashur të muzikës shqiptare, Naser Berisha, ka publikuar projektin e ri.
“Himni i Gilanit” quhet kënga që Naser Berisha i ka kënduar qytetit të bukur të Gjilanit.
Kënga është xhiruar në një pjesë tek Teatri i Qytetit, me një panoramë të Gjilanit në prapavijë, kurse në klip shihen edhe disa pamje të qytetit të vjetër, teksa Berisha i këndon historisë së qytetit.
Për tekstin janë përkujdesur Xhelil Haziri dhe Naser Berisha, ndërsa orkestrimin e ka bërë Rinor Ukimeri (RRecords).
Kënga është mundësuar nga avokati i njohur Arsim Vranovci, i cili ka qenë ideator dhe financues i këtij projekti unik.
Këngën mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm.