Pas lajmeve se ministri i Jashtëm, Iviça Daçiq, ka lobuar kundër njohjes së Kosovës në disa vende aziatike, ka reaguar shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka shkruar se Daçiq po i bën vizitat në vendet që janë të ndikuara nga Rusia, derisa e quajti një veprim të dëshpëruar të tij, përcjell teve1.info.
“Daçiq po viziton vendet që janë nën sferën e ndikimit rus. Një veprim i dëshpëruar për të minuar zbatimin e nenit 4 të marrëveshjes me Kosovën. Serbia do të shkelë nenin 4 nëse voton kundër anëtarësimit të Kosovës në organet ndërkombëtare. Së shpejti do të vihet në provë!”, ka shkruar Vela.