Në kohën kur të mërkurën pritet të diskutohet edhe në tryezën e ftuar nga LDK dhe shoqëria civile, një agjendë eventualisht e përbashkët në interes të vendit, vjen letra e befasishme e partisë më të pafuqishme politikisht në Kosovë, PDK-së.
Është e panevojshme dhe e paarsyeshme. Në kohën kur je në qeverisje të vendit dhe udhëheq me Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencën, çka nënkupton një letër e tillë?!
Kjo tregon pafuqi totale politike, në vend se me pasë agjendë dhe kalendar të qartë të realizimit të punëve.
Veseli po merret me angazhime opozitare dhe jo vetëm që është rivalizim ndaj tryezës së LDK, por ai ka fillu ta luaj rolin e opozitës!
(Deklaratë për gazetën “Blic)