Gazetari dhe analisti, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.
I kontaktuar nga Insajderi, gazetari konfirmoi sulmin nga tre persona dhe tha se është mirë me shëndet.
I njëjti pohoi se rastin e ka denoncuar në polici.
“Po ishin tre persona që më sulmuan. Rasti tashmë është në polici dhe po presim që të zbardhen detajet e tjera. Me shëndet jam mirë, nuk kam marrë lëndime të rënda”, tha Syla për Insajderin.