Në vazhdën e takimeve për thellim bashkëpunimi me organizata dhe institucione tjera, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimi Rural, Imri Demelezi.
Kryetari Hyseni dhe zëvendësministri Demelezi diskutuan për sfidat që hasin në këtë sektor dhe projektet që parashihen si përgjigjje ndaj këtyre sfidave, në mënyrë që zhvillimi bujqësorë të marrë kahjen e duhur.
Pas takimit, palët vizituan qumështoren “KABI”, e cila është pikë grumbulluese e qumështit të fermerëve të Gjilanit, dhe është kompani që ofron të gjitha produktet e bylmetit. Poashtu, u vizitua edhe ferma “Mendy”, në fshatin Velekincë, i cili mbarështon 17 gjedhe dhe punon tokën me rreth 30 hektarë drithëra.
Vizitat u cilësuan të frytshme, me ç’rast së shpejti do të organizohen takime të tjera për konkretizim të projekteve që janë diskutuar. Si rrjedhojë kryetari Hyseni dhe zëvendësministri Demelezi u zotuan se do të japin kontribut maksimal drejt kërkesave të fermerëve dhe bizneseve që merren me sektorin e bujqësisë.