Kryetari i Komunës se Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Erson Zymberin, kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi për “Shfaqjet teatrale të Teatrit të Qytetit të Gjilanit në Kamenicë”.
Qëllimi i këtij memorandumi është realizimi i shfaqjeve teatrore nga artistët e Teatrit të Gjilanit në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati”.
I pari i komunës ka thënë se ky bashkëpunim do të sjell gjallëri në Komunën e Kamenicës, duke zhvilluar edhe më shumë aspektin kulturor më shfaqjet nga artistët e Teatrit të Gjilanit.
“Jeta teatrale do të zhvillohet edhe më shumë me këtë bashkëpunim. Jam i lumtur që tani më teatrit tonë po i jepet frymë për atë se çka është”, ka thënë Kryetari Rahimaj.