Më 26 prill duke filluar nga ora 11:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit Drejtoria Komunale e Arsimit do të promovojë profilet profesionale të Shkollës së Mesme të Agrobiznesit “Sahit Baftiu” në Gjilan.
Albana Demiri, drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) në Gjilan, ka thënë se orientimi profesional mbetet njëri nga objektivat kryesore.
“Ftojmë të gjithë prindërit dhe nxënësit e shkollave fillore që me datën 26.04.2023 të bashkohen, dhe njoftohen nga afër me profilet profesionale të kësaj shkolle. Ju mirëpresim në teatër të qytetit nga ora 11:00! Punët dhe idetë e mira tashmë po realizohen”, ka thënë drejtoresha Albana Demiri.