Kryetari i degës së AAK-së, Nazim Gagica, ka bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në shënim të 24-vjetorit të Betejës së Zhegocit.
Gagica ka thënë se Beteja e Zhegocit ishte dhe mbetet betejë e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Sot, në 24-vjetorin e Betejës së Zhegocit, bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan në kujtim e nderim të të rënëve për lirinë e Kosovës.
Beteja e Zhegocit ishte dhe mbetet betejë e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila i bëri me dije armikut se fundi i tij në trojet shqiptare është afër dhe kështu ndodhi.
Nuk guxojmë të lejojmë për asnjë moment dhe për asnjë çmim përbuzjen dhe përpjekjet për me ndryshu të vërteten historike të popullit të cilat u kurorzuan me luftën e UÇK-së si lufta më e drejtë dhe më e pastër.
Mirënjohës përjetë gjithë atyre që me kohë dhe në momente të nevojshme u rreshtuar në çfardo forme krah UÇK-së e cila kishte mbështetjen e plotë të NATO-së me në krye ShBA-të!
Lavdi të rënëve për lirinë e Atdheut!