Sot janë bërë 24 vjet nga vrasja e Adem Salihut dhe Naser Nezirit, të cilët u vranë nga paramilitarët serbë raporton Radio Star.
Kryetari i degës së PDK-së në Gjilan Riad Rashiti, tha se është e rëndësishme që ti kujtojmë gjithmonë dhe të respektojmë ata të cilët dhanë gjakun e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Bashkë me banorët e Malishevës, sot përkujtuam 24 vjetorin e vrasjes së Adem Salihut dhe Naser Nezirit, të cilët u vranë nga paramilitarët serbë më datën 16 prill të vitit 1999.
Të nesërmen më 17 prill është vrarë edhe Muhamet Ibrahimi, ndërsa më 18 prill u vranë edhe dy pleqë të fshatit axha Hasan Mustafa 77 vjeqar dhe Avdi Mustafa në moshën 69 vjeqare.
Në të njëjtin ditë, paramilitarët serbë gjithashtu dëbuan të gjithë banorët e fshatit duke përdorur dhunë, plaqkitje, djegje dhe vrasje të të rinjëve, pleqve dhe njerëzve të tjerë të pafajshëm.
Është e rëndësishme që ti kujtojmë gjithmonë dhe të respektojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjët tanë, që dhanë gjakun e tyre për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
Ky gjak përbën krenarinë tonë, krenarin e familjeve Salihu, Ibrahimi dhe Mustafa, ata janë themeli i Kosovës së lirë e të pavarur. Secili nga ne tani e kemi obligim për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të shtetit tonë.
Do t’i kujtojmë gjithmonë ata që ranë heroikisht për atdheun tonë.
Lavdi !