Sot në Repartin Psikiatrikë në Gjilan, me vet-iniciativën e saj ka dërguar ushqim, veshmbathje dhe gjërave të tjera për të ndihmuar personat të cilët janë në atë repart shkruan Radio Star.
Nismëtarja e këtij aksioni policja gjilanase Shqipe Osmani ka thënë se ushqimet, veshmbathjet, janë të dhuruara nga vet ajo.
Në këtë muaj të madhërishëm siç është Muaji i Ramazanit, Osmani ka vendosur që këto ti shpërndarja në repartin Psikiatrik, në këtë iniciativë ka marrë pjesë edhe berberi gjilanas Dibran Rashiti, i cili ka rregulluar të gjithë personat të cilët ishin prezent.
Shqipe Osmani, ka treguar se kjo nuk është hera e parë që dërgon ushqim dhe veshmbathje në këtë repart.
“Nuk është hera e parë që marrë iniciativë për të dërguar ushqim, veshmbathje apo sende të tjera, në këtë muaj të shenjtë personat të cilët gjinden në repartin Psikitatrik në Gjilan, kanë nevoj edhe për dashurin tonë e cila i mungon, andaj duhet të qëndrojm afër tyre jo vetëm në këtë muaj por çdo ditë, unë dua të falemnderoj infermieren Vlora, e cila na ka ndihmuar dhe na ka bërë më të lehtë për të siguruar sendet e nevojshme për personat të cilët janë aty” ka thënë Osmani./RadioStar/