Një person është gjetur i vdekur paraditen e sotme në liqenin e Badocit, nga njësitet policore dhe të FSK-së.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti ka bërë të ditur për teve1.info se viktima G.G., ishte raportuar i zhdukur më datën 17 prill.
“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, bëri të ditur Ahmeti.