Kryetari i LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri me rastin e festës së madhe të Fiter Bajramit, të gjithë besimtarëve mysliman iu uron Fiter Bajramin.
“Duke iu uruar këtë ditë, shprehë nderimin më të madh për udhëheqësit e Bashkësisë Islame dhe gjithë besimtarët Islam, të cilët me një mençuri të madhe, me një përkushtim të madh dhe besim të pakufishëm te Zoti, po konsolidojnë gjithnjë e më shumë traditën, trashëgiminë e kulturën më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri-tjetrit, tolerancën fetare, dëshmi kjo e një qëndrimi të pashembullt qytetar të besimtarëve shqiptarë” thuhet në urimin e Hazirit.