Skuadra e SC Gjilanit, ka shënuar fitore me rezultat minimal 1 me 0 ndaj Drenicës.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0 me 0, kurse pjesën e dytë ekipi gjilanas me anë të ish-futbollistit të Drenicës, Baton Zabërgjës në minutën e 50-të kaloi në epërsi dhe me atë gol përfundoi ndeshja.
Me këtë fitore, Gjilani gjithnjë e më shumë po i afrohet sigurimit të pozitës së tretë me 46 pikë, e cila ia siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, pa harruar edhe mundësinë tjetër që ka kjo skuadër përmes kupës, pasi në finale do të luajë me Prishtinën.