Policia e Kosovës, njësitet e specializuara antidrogë, nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, janë njoftuar nga zyrtarët policorë, pjesë e planit operativ “Stop drogave ne shkolla’’, se në objektin në ndërtim e sipërm të shkollës së muzikës dhe arteve, janë takuar tre persona, te njëri prej të cilëve kanë gjetur një sasi të substancës e dyshuar si narkotike – marihuanë, e cila ka peshuar 1.6 gram.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se substanca është konfiskuar dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalet në qendrën e ndalimit për 48 orë.
Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore.