Prokuroria Themelore e Gjilanit ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj Drejtoreshës së Inspekcionit, Entela Hyseni dhe inspektorit të ndërtimit, Ali Morina, për shkak se nuk posedon asnjë bazë ligjore.
Nuk ekziston asnjë dyshim i arsyeshëm nga provat që disponon Prokuroria se drejtoresha dhe inspektori në fjalë, kanë kryer vepra penale ose kanë keqpërdorur pozitën.
Shtëpia e znj. Antigona dhe Venera Avdullahi ka qenë e ndërtuar pa leje dhe si rrjedhojë janë ndërmarrë masa ndaj këtij veprimi të kundërligjshëm.
Si rezultat, pagesa për rrënimin e shtëpisë bëhet me procedura të prokurorimit, andaj edhe në këtë pikë drejtoria ka ndjekur të gjitha rrugët ligjore.