Reagim, lidhur me tentim politizimin e protestës së sotshme në rrugën Gjilan – Bujanoc
Sot, partia opozitare në Gjilan, LDK, në konferencën për media, e ka përmendur protesten tonë lidhur me zvarritjen e punimeve në rrugen Gjilan – Bujanoc, përkatësisht deri te hyrja e fshatit Përlepnicë.
Ata që e përmenden protesten si tentim për kinse përkrahje, nuk është asgje përveq se, tentim për ta shfrytëzu rastin dhe me politizu iniciativën qytetare.
Prandaj, ne si organizator dhe duke u bazu në vullnetin e pakënaqësisë qytetare e kundërshtojmë këtë stil tashmë të vjetërsuar të LDK-ës opozitare, e cila njëjt si edhe kur ka qenë në qeverisje ka pas tentu mi kry punët nga zyrja dhe as atëhere dhe as sot kurrë nuk e ditën se si është puna në terren.
Në vend që me qenë në rrugë bashkë me ne, ata po flasin nga zyret e tyre dhe në këmisha e setra në ditë vikendi, për një nga problemet kryesore të Gjilanit, të cilin as kur qeverisën tetë vite nuk ishin në gjendje ta zgjidhin.
E sigurojmë çdo pjesëmarrës sot, dhe opinionin e gjerë gjilanas se, iniciativa ishte vullnet i qyterarisë së pakënaqur, lidhur me projektet që ndikojnë direkt në zhvillimin e jetës tonë normale.
Endrit Isufi – Inicius i Iniciativës qytetare për Tubim Publik