Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë arritu një sukses në Apelin e Speciales në Hagë.
Më 3 prill edhe zyrtarisht ka nisur procesi gjyqësor ndaj tyre, e duket se ata tani e kanë korrur një sukses.
Thaçi dhe të tjerët kanë triumfuar ndaj Zyrës për Pjesëmarrje të Viktimave, ku kjo e fundit është ankuar në Dhomat e Apelit, pasi 20 personave u ishte refuzuar statusi i viktimës.
Ata ishin refuzuar nga gjyqtari i procedurës paraprake më 12 dhjetor të 2022-tës, për të qenë pjesëmarrës në proces si viktima.
Por, të njëjtit kanë marrë edhe një “JO” nga Dhomat e Apelit. Atyre iu është refuzuar në tërësi edhe ankesa në Apelin e Speciales.
Sidoqoftë, Apeli i tyre është refuzuar në tërësi nga Paneli i Apelit. Vendimi ishte marrë më 26 prill