Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e 1 Majit në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, ka thënë se i Qeveri kanë marrë një sërë hapash, vendimesh e iniciativa ligjore që prekin jetën e punëtorë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka përmendur hartimin e Projektligjit për Pagën Minimale, të cilin ai thotë se presin që Kuvendi ta miratojë sa më parë.
Ai ka përmendur shtimin e numrit të inspektorëve në terren.
Poashtu Kurti ka përmendur edhe masat për punësim sidomos të grave dhe të rinjve.
“Si qeverisje e re kemi ndërmarrë një sërë hapash, vendimesh e iniciativash ligjore që prekin direkt jetën e punëtorëve. Kemi hartuar dhe dërguar në Kuvend Projektligjin për Pagën Minimale, ligj që presim që Kuvendi ta miratojë sa më parë. Me qëllim shtimin e inspektimeve për zbatim sa më të mirë të ligjit të punës është ndarë buxheti për të shtuar numrin e inspektorëve në terren. Ndërkohë që në buxhetin e këtij viti kemi paraparë 240 inspektorë shtesë në sektorë të ndryshëm. Gjatë këtyre dy viteve qeverisje kemi ndërmarrë masa që nxisin punësimin me theks të veçantë punësimin e grave dhe të rinjve. Me masën 1.3, rreth 5 mijë gra më shumë janë punësuar, ndërkaq përmes platformës ‘Superpuna’ kemi mbështetur punësimin e të rinjve, me ç’rast nga muaji shkurt janë realizuar 4501 marrëdhënie pune përmes kësaj platforme (deri në çastin e këtij postimi)”, ka shkruar Kurti, përcjell teve1.info
Ai ka përmendur edhe miratimin e Ligjit për Paga në sektorin publik.