Pagat për afro 2000 punëtorë të punësuar përmes platformës “superpuna” janë ekzekutuar sot. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook në faqen e platformës.
Plafroma “superpuna” ishte lansaur nga Qeveria e Kosovës më 6 shkurt të këtij viti.
Kryeministri Kurti u shpreh se “duke u ofruar të rinjve mundësinë për të fituar përvojë të vlefshme pune dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre, ne po ndërtojmë një fuqi punëtore të aftë, e cila do të rrisë ekonominë e vendit.”
Zhvillimi i platformës “superpuna” është bërë me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane.
Qëllimi i “superpuna” është ndërmjetësimi i të rinjve punëkërkues 18-25 vjeç me punëdhënës potencial. Punëdhënësit mund të jenë nga sektori privat, publik dhe sektori jo-qeveritar.
Përmes “superpuna”, çdo punëdhënës mund të angazhojë deri në 30% të stafit të tyre ekzistues. Pra, nëse një biznes ka 10 të punësuar, përmes “superpuna” mund të angazhojë edhe 3 punëtorë të rinj.
Pas ndërmjetësimit të suksesshëm në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve, Qeveria bën subvencionimin e pagës prej 264 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Çdo punëdhënës ka të drejtë që të shtojë vlerën e pagës për punëtorin e angazhuar.