Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, me datën 08.05.2023 konform ligjit për rregullat e trafikut rrugor ka shqiptuar dy gjoba për kundërvajtësit në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë shkaktuar kundërvajtje në trafik.
Në njërin rast është hasur një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është katër dhjetë (40) km/h duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e tri (93) km/h, kundërvajtësi është gjobitur me gjobën në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj.
Në rastin tjetër në E-mailin zyrtar Policia e Kosovës ka pranuar një video incizim me të cilin shihet se kundërvajtësi ka tejkaluar në vijë të plotë me të cilin veprim ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, kundërvajtësi është gjobitur me gjobën në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe masën mbrojtëse të heqjes së patentë shoferit në afat prej tre (3) muaj