Një 67-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur në fshatin Shipashnicë të Komunës së Kamenicës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Valon Osmani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
Osmani tha se dyshohet se viktima e kishte humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit me targa gjermane dhe kishte dal nga rruga duke u rrokullisur.
“Shkaqet e aksidentit ende janë të panjohura dhe po hetohen nga hetuesit policorë të aksidenteve, gjersa nga hetimet preliminare dyshohet se viktima ka vuajtur nga problemet shëndetësore”, tha ai.