Banorët e fshatit Karaçevë e Poshtme druajnë se preokupimet e tyre do të mbeten jashtë agjendave të bisedimeve që po zhvillohen në Bruksel. Ata druajnë se po anashkalohen dhe kanë kërkuar që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet çështje e një pjese të kësaj bashkësie lokale, e cila që nga përfundimi i luftës ka ngelur e tillë.
Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale të Karaçevës së Poshtme të Komunës së Kamenicës, ka thekuar se banorët e brezit kufitare disa herë kanë bërë kërkesa dhe kanë njoftuar instancat më të larta të vendit se brengat e tyre nuk po trajtohen sa e si duhet. Ata thonë se kjo tokë u përket atyre, atë e kanë nga etërit, gjyshërit e stërgjyshërit e tyre. Lenjani ka falënderuar Policinë e Kosovës dhe pjesëtaret e KFOR-it, derisa ankohet në pushtetarët se nuk po merren me këtë problematikë.