Komisioni i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë zhvillon të enjten seancën dëgjimore të quajtur “Vlerësimi i politikës së SHBA-së për Ballkanin Perëndimor”.
Në këtë seancë dëgjimore të ftuar janë: Derek Chollet, Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit dhe emisari amerikan pёr Ballkanin Perёndimor, Gabriel Escobar.
Ndryshe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka thënë se është e nevojshme që të shmangen provokimet dhe konfliktet si dhe është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë punën në normalizimin e raporteve, duke i dhënë mbështetje procesit të dialogut në Bruksel.
Zyrtari i lartë amerikan Chollet këto deklarata i ka bërë dje gjatë një bisede telefonike që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.