Para një jave në Spitalin e Gjilanit vdiq një paciente e cila u paraqit në gjendje të rëndë. Derisa pacientja po shtrihej në spital nuk kishte specialistë të anestezionit por vetëm specializantë. Sipas familjarëve mjeku ishte vonuar të vinte në spital, ndërsa pacientja më vonë kishte ndërruar jetë. Rasti po hetohet nga Prokuroria dhe Inspektorati Shëndetësor.
Policisë së Kosovës i ka dal punë me Spitalin e Gjilanit në muajin e fundit. Pas arrestimit të dy mjekëve për korrupsion, para një jave Policia sërish zbarkoi në këtë spital për shkak të vdekjes së një pacienteje, famljarët e së cilës pretenduan se mjeku që nevojitej për ta operuar nënën e tyre nuk gjendej në spital dhe ishte vonuar, shkruan Gazeta Shneta.
“Sipas deklaratës nga ankuesi, ai thotë se aty ka pasur të kryhet një operim, dhe sipas pretendimeve të tij ai thotë se janë vonu mjekët dhe nuk kanë ardhë me kohë”, ka thënë për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Pacientja ishte pranuar në spital në gjendje të rëndë nën dyshimin me diagnozën “Abdomen akut”. Në kohën kur u pranua e ndjera në spital ishte i pranishëm vetëm specializanti i anestezionit, ndërsa anesteziologu ishte në gatishmëri. Sipas familjarëve, pacientja nuk ka arritur të mbijetojë dhe të trajtohet në sallën e operacionit, për çka edhe kanë hapur rastin në Policinë e Kosovës.
Pse Spitali i Gjilanit i mban kujdestaritë vetëm me specializantë?
Gazeta për këtë rast ka pyetur drejtorin e Spitalit të Gjilanit Arsim Emini, i cili me profesion është vet anesteziolog. Ai thotë se më datën 9-11 maj ka qenë në një vizitë zyrtare në Bursa të Turqisë, ndonëse nuk ka treguar se cilin institucion e ka vizituar atje.
“Pas ardhjes me dt 12 maj kemi shqyrtuar gjithe dokumentacionin te cilin e kishim ne dispozicion si dhe deklaratat e doktoreve te perfshire ne rastin ne fjale. Po ate dite kemi pasur edhe ekipin e ngarkuar nga Inspektoriati shendetesor per te marre deklaratat ne lidhje me rastin. Nga mediat kemi marre informaten se rasti ne fjale eshte duke u hetuar edhe nga Prokuroria e Shtetit si ‘dyshim per mosdhenje te ndihmes’”, ka deklaruar Emini.
Ai thotë se pacientja është pranuar në ora 14:30 në emergjencën e spitalit dhe eshte trajtuar me diagnozen e punes : Abdomen ac.
“Fillimisht sipas rregullit eshte marre me rastin mjeku kujdestar specialist i kirurgjise dr. Valon Beqiri i cili ka bere ekzaminimet e nevojshme , konsultat e nevojshme: rtg nativ i abdomenit, CT e abdomenit, konsulta e internistit kujdestar dhe konsulta e anesteziologut. Keto procedura si dhe monitorimi dhe trajtimi medikamentoz i pacientes ne emergjence jane te evidentuara ne Listen e Emergjences, origjinalin e se ciles e kane marre ekipi i Institutit te mjekesise ligjore bashke me kufomen e pacientes”.
“Ne 16,58 h eshte thirrur mjeku specialist i anesteziologjise dr Selami Kurteshi i cili ka qene i ngarkuar ne gadishmeri per te trajtuar keto raste. Anesteziologu kujdestar eshte thirrur nga kirurgu kujdestar per te pergatitur rastin per intervenim kirurgjik pasi qe kirurgu ka konfirmuar diagnozen definitive Abdomen akut me pneumoperitoneum dhe sasi mesatare te lengut te lire ne kavitetin abdominal ( raporti i CT te abdomenit). Menjehere brenda pak minutash anesteziologu ka ardhur ne emergjence dhe eshte marre me pacientin por gjendja e pacientes deri ne kete kohe ishte renduar. Eshte filluar menjehere me masa reanimuese, pacientja eshte intubuar dhe ne 17,40 pacientja nga Emergjenca eshte derguar ne traktin operativ por ende pa filluar intervenimi, pacientja ka nderruar jete”, ka deklaruar Emini.
Ai mohon se kolegu i tij anesteziolog është vonuar teksa arsyeton se i pranishëm ka qenë specializanti.
“Nuk mendoj qe anesteziologu eshte vonuar. Gjate gjithe kohes ne emergjence ka qene i pranishem mjeku specializant te cilin bashke me dy specializante tjere e kemi angazhuar ne kujdestari per shkak te gjendjes ne te cilen ndodhemi si ekip i anesteziologjise se SPGJ”, ka thënë drejtori i këtij spitali.
Spitali i Gjilanit disa prej kujdestarive i mban vetëm me specializantë të anestezionit. Në pyetjen pse është marr ky vendim duke pas parasyshë edhe rrezikun se mund të përsëriten rastet e ngjashme, Emini thotë se janë detyruar në mungesë të njërit prej anesteziologëve i cili është arrestuar ditë më parë.
“Nga rasti i arrestimit te dy mjekeve ne fund te muajit te kaluar, jemi detyruar qe te angazhojme 3 specializante te anesteziologjise te cilet jane ne perfundim te vitit te trete te specializimit. Ata jane te angazhuar nga 1 maji i keij viti per shkak te arsyeve te cekura me larte me nga dy kujdestari ne muaj. Secili prej tyre gjate kujdestarise e ka nje mjek specialist te anesteziologjise ne gadishmeri”, ka dkelaruar Emini.
Drejtori i spitalit thotë se është i vetëdijshëm që kjo nuk është zgjidhja e duhur, por sipas tij është zgjidhja më e mundshme.
“Jemi te vetedijshem qe zgjidhja me specializante te anesteziologjise per 6 kujdestari ne muaj nuk eshte zgjidhja me e mire por ne rrethanat ekzistuese eshte zgjidhja me e mire e mundshme per momentin kur spitali funksionon me vetem 4 anesteziologë. Jeta e pacienteve asnjehere nuk rrezikohet pasi qe ashtu siq e pershkrova me larte secili specializant e ka ne gadishmeri nje anesteziolog specialist. Per raste akute gjithmone i kemi te angazhuar edhe mjeket specialiste te emergjencës”, ka deklaruar Emini.
Për këtë situatë në spitalin e Gjilanit Gazeta ka kërkuar sqarime edhe nga menaxhmenti i SHSKUK-së, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërsa nga MSH kanë deklaruar se Inspektorati Shëndetësor është në proces të raportit për rastin.
Me rastin është duke u marrë edhe Prokuroria Themelore e Gjilanit e cila ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të moshuarës të dërgohet për autopsi. /Gazeta Shneta/