Ka ndërruar jetë ikona e ëmbëlsirave në Gjilan, Hasan Azizi shkruan Radio Star.
Hasan Azizi, në qytetin e Gjilanit njihej për ëmbëlsirat që kishte një traditë mjaft të hershme dhe ku pas tij vazhduan traditën djemtë dhe nipat e tij.
Traditën e tij po e vazhdojn me sukses nipat e tij, duke e bërë “Kimi – Caffe & Cake House”, një ndër vendet më të preferuar në qytetin e Gjilanit.
Përmes një njoftimi në ‘facebook’, familjarët e tij kanë treguar se ka ndërruar jetë papritur më i dashuri i tyre Hasan Azizi.
Njoftimi i plotë:
PUSHO I QETË IKONA E ËMBËLISISË
Miq, familjarë e të dashur qytetarë, ka ndërruar jetë papritur më i dashuri jonë gjyshi Hasan Azizi.
Varrrimi bëhet me datën 24.05 me ikindi në ora 16:30 në varrezat e qytetit dhe niset nga shtëpia e të ndjerit.
Me datë 24 të gjitha lokalet tona do jenë të mbyllura.
Gjysh…
Ti na le, por ëndrra jote vazhdon…