Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se situata në veri të Kosovës duhet të qetësohet dhe të zbatohet Marrëveshja Bazike e 27 shkurtit në Bruksel.
Përmes një njoftimi në Twitter, Kurti ka njoftuar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, me të cilin janë pajtuar për këto dy tema, raporton teve1.info
“Pata një bisedë telefonike me ministrin e Italisë, Antonio Tajani gjatë ditës sot. Të dy u dakorduam që është koha të zbatohet Mrrëveshja Bazike dhe të qetësohet situata në veri”, shkroi Kurti në Twitter.
Ndryshe, misioni i KFOR-it në Kosovë u ka bërë thirrje palëve të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione ose shkaktojnë përshkallëzim të situatës.